Bottas fiton Çmimin e Madh të Abu Dhabi, kampioni Hamilton i dyti NULL NULL 26.11.2017 22:37 26.11.2017 22:37 Formula 1 ka përfunduar për këtë sezon, me Hamilton kampion dhe Bottas që fiton Çmimin e Madh të Abu Dhabi, i cili ishte i fundit i këtij sezoni. Po ashtu si u renditën një ditë më parë në provat zyrtare, tri vendet e para nuk pësuan asnjë ndryshim gjatë garës, me Bottas që shkoi i qetë drejt triumfit dhe fitoren e tretë në karrierën e tij. Menjëherë pas Bottas u rendit kampioni Hamilton, ndërsa Vettel i treti. Dy makinat Mercedes bën një nisje shumë të mirë, duke mos lejuar asnjë prej makinave që vinin nga pas t’u rrezikonin vendet e kreut. Deri në momentin e nisjes së “pit stop”-eve, në pesë makinat e para nuk pati asnjë ndryshim vendesh. Por më pas Ricciardo pati probleme me makinën dhe u tërhoq nga gara, duke ia lënë vendin e katërt Raikkonen. Deri në xhiron e 55, e cila ishte edhe e fundit për këtë çmim të madh, por edhe e fundit e këtij Botërori, nuk pati asnjë ndryshim mes të parëve. klankosova.tv