Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bottas dhe Verstappen e nisin garën para Hamiltonit: Çmimi i Madh i Turqisë ekskluzivisht në Art Motion

NULL NULL
10.10.2021 13:23

Pas kualifikimeve shumë interesante, Lewis Hamilton-i ka qenë më i shpejti në kualifikuese por për shkak të penalitetit prej 10 pozicionesh, shtatë herë kampioni do të niset i 11-ti dhe pole position-i i shkon shokut të tij të skuadrës, Valtteri Bottas-it, në garën e sotmë të Çmimit të Madh të Turqisë.

Me fillim prej orës 14:00, Max Verstappen do të ketë mundësi të mirë të fitojë ditën e sotme pasi niset nga vendi i dytë, me kundërshtarin e tij direkt Hamilton që duhet të bëjë disa parakalime për t’u afruar te holandezi.

Disa fakte dhe statistika për pistën:

– Gara e parë është zhvilluar në vitin 2005,

– Gjatësia e pistës është 3.338 km,

-Kilometrat që do t’i përshkojnë pilotët: 309,396-Numri i xhirove të garës: 58-Pole Position i fundit: Lance Stroll (1.47.765)

-Fituesi i fundit: 1. Lewis Hamilton, 2. Sergio Perez, 3. Sebastian Vettel-Xhiro më e shpejtë e shtegut: 1.24.770 – Juan Pablo Montoya (2005)

Gara për Çmimin e Madh të Turqisë fillon nga ora 14:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport 1.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme