Bostoni afër befasisë, një hap larg finales (VIDEO) NULL NULL 24.05.2018 08:31 24.05.2018 08:31 Boston Celtics ka shënuar fitore ndaj Cleveland Cavaliers, dhe tani udhëheq 3:2 në serinë e finales së Konferencës Lindore të NBA-së. Vendësit fituan bindshëm me rezultat 96:83 ndaj nënkampionëve të NBA-së, dhe sërish në pah doli debutanti Jayson Tatum me 24 pikë e shtatë kërcime. Në anën tjetër, LeBron James shënoi më së shumti pikë te Cavs, 26 sosh, duke shtuar edhe 10 kërcime. https://www.youtube.com/watch?v=5P2q47CkCQk