Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Boston Celtics e eleminon Atlanta Hawks nga play-off i NBA (VIDEO)

NULL NULL
nga Endrit Zogaj 28.04.2023 08:09

Ekipi i Boston Celtics kaloi në çerekfinale të NBA, pasi në raudin e parë të play offit e eleminoi skuadrën e Atlanta Hawks me rezultat të përgjithshëm 4-2.

Në duelin e fundit, Celtics triumfoi në “State Farm Arena” me rezultat final 128-120.

Basketbollisti më i mirë në ndeshje ishte Jayson Tatum me “double-double”, 30 pikë, 14 kërcime e 7 asistime, ndërsa kosha-shënuesi më i dalluar ishte shoku i ekipit të Tatum, Jaylen Brawn me 32 pikë.

Kundërshtari i radhës i Boston Celtics është Philadelphia 76ers. Ndeshja e parë ndërmjet tyre do të zhvillohet me 2 maj në “TD Garden”.

lajme të ngjashme