Bosnja dhe Kosova vendet ideale për krijimin e ISIS-it në Europë NULL NULL 06.02.2017 08:54 06.02.2017 08:54 Militantët e Shtetit Islamik do të ndërtojnë një bazë në Europë nëse ata largohen nga Lindja e Mesme prej luftës me Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë. Shteti i Ballkanit, Bosnja dhe Hercegovina, është cilësuar si vendi ideal për të ngritur një franshizë të ISIS-it në Europë, thotë aktivisti politik Djevad Galijaseviç. Galijaseviç thotë se shteti i cili rrethohet me Kroacinë, Malin e Zi dhe Serbinë, mund të jetë një vend ideal që xhihadistët të shpërndajnë ideologjinë e tyre. “Infrastruktura islamike ka qëndruar në Bosnjë për tri dekada. Nuk është bërë asgjë në rrugën e parandalimit. Propaganda e ideve radikale dhe asistenca financiare për ekstremistët, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të forta. Cdokush mund të blejë një armë në Bosnje. Terroristët madje kanë edhe bankat e tyre”, ka thënë ai për Sputnik, transmeton Klan Kosova. Vendi mysliman me 3.5 milionë njerëz, konsiderohet të jetë destinacioni i preferuar i ISIS-it nëse ata largohen nga epiqendrat e tyre në Siri dhe Irak. Milan Pasanski, presidenti i Forumit për Studimin e Terrorizmit Ndërkombëtar, thotë se edhe Kosova është njëri nga tragetet e ISIS-it për t’i rivendosur operacionet e tyre pas largimit nga Lindja e Mesme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Weber thotë se kritikat që vijnë nga Prishtina për ndërmjetësuesit perëndimorë “kanë bazë” 9 minuta më parë