Boshnjaku i Suharekës, ylli i javës në Superligë NULL NULL 11.12.2024 16:11 11.12.2024 16:11 Mesfushori i Suharekës, Lorik Boshnjaku, është shpallur “Ylli i javës” në Superligën e Kosovës. Ai ishte ‘dirigjenti’ i lojës së skuadrës së Qendrim Kidës, në fitoren e thellë prej 4:0 ndaj Llapit. Përveç se dha kontribut të madh në këtë takim, Boshnjaku e realizoi edhe golin e katërt. 29-vjeçari u shpreh tejet i lumturi për vlerësimin që iu nda atij. “Ka qenë ndeshja më e fortë e kësaj jave, pavarësisht rezultateve që kemi pasur të dyja ekipet, por kjo u cilësua si ndeshje derbi. Ndeshja doli më e lehtë se sa kishim menduar, megjithatë e rëndësishme ishte të fitonim 3 pikët për të qenë më komode. Qëllimi i Suharekës është që të kemi sa më shumë rezultate pozitive, pasi jemi një klub i ri me ambicie të mëdha. Shpresojmë që këtë vit të jemi të paktën në Evropë dhe t’ia shpërblejmë kryesisë mundin dhe organizimin. Ndjehem i vlerësuar nga Federata e Futbollit dhe dua t’i falënderoj bashkëlojtarët dhe stafin teknik, sepse edhe ata kanë meritat e tyre”, tha ai për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës transmeton Klankosova.tv