Borxhi publik i Britanisë së Madhe e kalon GDP-në, hera e parë në 60 vjet NULL NULL 21.06.2023 19:09 21.06.2023 19:09 Borxhi publik neto i Britanisë së Madhe është dyfishuar në muajin maj, duke kaluar dukshëm Bruto Produktin Vendor. Sipas të dhënave të Zyrës së Statistikave, kjo është hera e parë që ndodhë që prej vitit 1961, transmeton AlJazeera. Në fund të muajit maj, borxhi neto ka qenë 2,600 milionë funta, që vlerësohet të jetë 100.1 përqind e GDP-së. Borxhi kishte barazuar GDP-në pasi që huaja qeveritare u dyfishua në maj, për 20 miliardë funta dhe krejt kjo për shkak të shpenzimeve për mbështetje të programit të faturave të energjisë. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS