Borrelli thotë se Izraeli nuk po bën sa duhet për të parandaluar urinë në Gaza NULL NULL 05.04.2024 20:26 05.04.2024 20:26 Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell merr pjesë në një takim të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian në Bruksel, Belgjikë, 18 mars 2024. Fotografia: Reuters Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell thotë se qeveria izraelite nuk po bën mjaftueshëm “për të parandaluar urinë në Gaza”. Ai po komentonte njoftimin e fundit të Izraelit për rihapjen e kalimit Erez në Gazën veriore dhe lejimin e përdorimit të përkohshëm të portit Ashdod në Izraelin jugor, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Ky vendim pasoi një telefonatë midis presidentit amerikan, Joe Biden dhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu. “Rezoluta detyruese 2728 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së duhet të zbatohet. Tani,” shton ai, duke nënvizuar rezolutën e miratuar muajin e kaluar.