Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Borrelli me tri kërkesa për Osmanin: Dështimi do të ketë pasoja të rënda

NULL NULL
nga Hekuran Sokoli 01.06.2023 21:58
vjosa osmani vuciq moldavi

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka treguar tri kërkesat që ia ka bërë sot presidentes Vjosa Osmani.

Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka thënë se nëse këto kërkesa nuk realizohen, do të ketë pasoja të rënda, njofton Klan Kosova.

– Zgjedhjet e reja lokale tani

– sigurimin e pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës

– Fillimi i punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe përbrenda dialogut të lehtësuar nga BE-ja

“Dështimi për t’i bërë këto, do të ketë pasoja të rënda në marrëdhëniet tona”.

Tutje, ai i ka cilësuar si të rrezikshme tensionet në veri të Kosovës

“U ula me presidentin Aleksandar Vuçiq, dhe diskutova me presidenten Vjosa Osmani për situatën e rrezikshme në veri të Kosovës. Me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, jemi takuar bashkë me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe presidenten Vjosa Osmani”.

Këto takime Osmani i ka zhvilluar në Kishinau të Moldavisë, ku po merr pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Gjatë të mërkures, Klan Kosova ka paralajmëruar se Osmani mund t’i takojë sot Scholzin dhe Macronin në Kishinau.

Tensionet në veri, Macroni e Scholzi të enjten presin të takojnë Osmanin e Vuçiqin

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.