Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Borrell reagon pas vdekjes së Navalnyt: Përgjegjësi i vetëm është Putin

NULL NULL
16.02.2024 13:55
Josep Borrell
Foto nga Arkivi: Josep Borrell, Përfaqësues i Lartë i Politikës së Jashtme të BE-së

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell është shprehur i tronditur me vdekjen e opozitarit rus, Alexey Navalny.

Borrelli theksoi se Navalny ishte një burrë trim i cili ia kushtoi jetën për t’u dhënë shpresë demokratëve dhe shoqërisë civile ruse, transmeton Klankosova.tv.

“I tronditur nga raportimet e mediave për vdekjen e Alexey Navalny, një burrë shumë trim që kushtoi jetën e tij për të shpëtuar nderin e Rusisë, duke u dhënë shpresë demokratëve dhe shoqërisë civile”, shkroi Borrell.

“Ndërsa presim informacione të mëtejshme, le të jemi të qartë: përgjegjësia e plotë është e Putinit”.

lajme të ngjashme