Borrell: Izraeli dhe Hamasi duhet të bien dakord për një armëpushim NULL NULL 08.07.2024 20:22 08.07.2024 20:22 Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell ka thënë se Hamasi dhe Izraeli të bien dakord për një armëpushim. Kjo vjen pas një sulmi izraelit në një objekt të OKB-së, përcjell Klankosova.tv. “I tmerruar nga sulmi ajror i fundit ndaj UNRWA në një shkollë në qendër të Gazës, përsëri. Civilët duhet të mbrohen në çdo kohë. Objektet e OKB-së nuk duhet të keqpërdoren, as të jenë në shënjestër të sulmeve. Palët duhet të bien dakord për një armëpushim”, ka shkruar Borrell në X.