Borrell e pranon që Rusia ia hapi sytë BE-së për Ballkanin (VIDEO) NULL NULL nga Besnik Tahiri 14.03.2022 20:37 nga Besnik Tahiri 14.03.2022 20:37 Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Josep Borrell, nisi turneun e tij diplomatik në Ballkanin Perëndimor. Ndalesa e parë ishte Shkupi i Maqedonisë së Veriut. Pas takimeve me presidentin, Stevo Pendarovski dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski, Borrell tha se integrimi në BE të perëndimit të Ballkanit tashmë është prioritet i Brukselit. Ky ndryshim i madh vjen pas zhvillimeve në lindje të Evropës. Rusia ka nisur sulmin ushtarak mbi Ukrainë të cilin akt Borrell e quajti “sulm barbar” e “luftë e Putinit”, njofton Klan Kosova. “Ky rajon i tërë është prioritet strategjik për neve. Jemi të përkushtuar që perspektivën e tyre evropiane ta bëjmë realitet. Folëm sot për këtë çështje, sikur folëm edhe për implikimet e gjëra që lufta i ka për Ballkanin Perëndimor dhe për mënyrat sesi BE-ja të ndihmojë për të tejkaluar pasojat dhe të bëheni të qëndrueshëm”. Ai tha se do t’i shtyjë përpara propozimet që i quajti “ rritje të mbrojtjes dhe sigurisë në rajon”. “Këtu bëhet fjalë për sigurinë dhe stabilitetin e kontinentit tonë evropian. Kjo na prek të gjithëve, në aspektin ekonomik e politik. Ju afekton juve në këtë rajon, BE-në dhe balancat botërore. Na duhet të flasim me vendet e ardhshme anëtare të Unionit siç jeni ju që të ngrisim zërin tonë dhe të veprojmë së bashku”, tha kryediplomati i Unionit Evropian. Pas Maqedonisë së Veriut, Borrell shkon për vizitë në Shqipëri dhe Bosnjë Hercegovinë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Është befasi": Çka po planifikon Arianit Koci me protestën e tij te Kuvendi? (VIDEO) 01/07/2025
Kosova Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti (VIDEO) 01/07/2025
Lajme Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare në Patos, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër 01/07/2025