Boris Johnson lirohet nga spitali NULL NULL 12.04.2020 14:47 12.04.2020 14:47 Kryeministri britanik Boris Johnson është liruar nga spitali pas trajtimit që iu bë për shkak të infektimit me Covid-19. Mirëpo ai nuk do të kthehet menjëhere në punë për arsye se do të rikuperohet në rezidencën e tij, ka thënë Downing Street, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Johnson 55 vjeçar është dërguar në spitalin St Thomas në Londër të dielën – 10 ditë pasi u diagnostifikua me koronavirus. Ai ka qëndruar tre netë në kujdesin intensiv. Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje. Boris Johnson jashtë kujdesit intensiv: Mjekëve ua kam borxh jetën klankosova.tv