Boris Johnson: Jam me simptoma të koronavirusit, por në gjendje të mirë NULL NULL 06.04.2020 14:34 06.04.2020 14:34 LONDON, ENGLAND - JULY 23: Newly elected Conservative party leader Boris Johnson poses outside the Conservative Leadership Headquarters on July 23, 2019 in London, England. After a month of hustings, campaigning and televised debates the members of the UK's Conservative and Unionist Party have voted for Boris Johnson to be their new leader and the country's next Prime Minister, replacing Theresa May. (Photo by Dan Kitwood/Getty Images) “Po punojmë së bashku për ta luftuar këtë virus dhe për t’i mbajtur të gjithë të sigurt”. Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka thënë se mbrëmë më këshillën e mjekut të tij ka shkuar në spital për disa teste të rregullta për shkak se ende po përjeton simptoma të koronavirusit. Ai ka thënë se është në gjendje të mirë shpirtërore dhe se po mbanë kontakte me ekipin e tij, njofton Klan Kosova. “Po punojmë së bashku për ta luftuar këtë virus dhe për t’i mbajtur të gjithë të sigurt”. “Dua ta falenderoj të gjithë stafin e shkëlqyeshëm të NHS-së që po kujdesen për mua dhe të tjerët në këtë kohë të vështire. Ju jeni më të mirët e vendit”. “Qëndroni të sigurt dhe ju lutem mos harroni të qëndroni në shtëpi për të shpëtuar jetë”. Kujtojmë se Johnson i cili ka qenë duke qëndruar në vetizolim në Downing Street pasi është diagnostifikuar pozitiv me Covid-19 gjatë muajit të kaluar, është dërguar në spital të dielën mbrëma për shkak se ka pasur temperaturë dhe mjekët e tij kanë konsideruar se nevojiteshin analiza shtesë. Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje. Afro 5 mijë të vdekur nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.