Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Boris Johnson do të bëhet sërish baba si 55 vjeçar

NULL NULL
29.02.2020 18:58

Partnerja e Boris Johnson, Carrie Symonds, është shtatzënë dhe çifti i famshëm ka njoftuar se janë fejuar, njofton Klan Kosova.

“Kryeministri dhe zonjusha Symons janë shumë të lumtur të njoftojnë rreth fejesës së tyre dhe se janë në pritje të bebes në fillim të verës”, deklaroi zëdhënësi.

Ata kanë filluar bashkëjetesën që nga korriku dhe e kanë adoptuar një qen me emrin Dilyn.

Fëmija i fundit i lindur nga një kryeministër në krye i përkiste David dhe Samantha Cameron, të cilën e mirëpritën në familjen e tyre Florence Rose Endellion në gusht të vitit 2010.

Partnerja e kryeministrit është një ish-drejtuese e komunikimit për Partinë Konservatore (Tories).

55 vjeçari Johnson tashmë ka katër fëmijë të rritur me gruan e tij të dytë Marina Wheeler. Çifti u martua para 25 vjetësh, por tani janë të ndarë.

 

lajme të ngjashme