Borë me intensitet të shtuar, acari do të zbutet NULL NULL 10.01.2017 10:52 10.01.2017 10:52 Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, moti në vend mbetet i ngjajshëm sikur dhe në ditët e mëparshme. Nga pasditja e së martës vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë nga jugperendimi të cilat do ta zbusin këtë acar. Reshje bore pritet të kemi sërish sidomos javën e ardhshme duke mos e përjashtuar edhe ditën e sotme ku do te ketë fluska të dobëta dhe ditën e premte dhe fundjavën ku reshjet do të jenë të intensitetit mesatar, njofton Klan Kosoa Sipas parashikimeve të fundit reshje bore pritet të ketë edhe javën e ardhshme me intensitet ma të shtuar , por që temperaturat e ulëta nuk do të jenë si ditëve te javes së kaluar, ato do të lëvizin ndermjet -12 deri -4 gradë Celsius, kurse dita e premte e kësaj jave parashihet te shënojë vlera pozitive si ne viset e ulëta po ashtu edhe në ato të larta. Shtypja atmosferike nuk do të jetë stabile por që kryesisht do të lëvizë rrethë vlerave të normales. Do të fryj erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi rreth 8m/s, njofton Klan Kosova.