“Bordi i Paqes” shkon në Kuvend, ujdia futet në agjendë NULL NULL 24.04.2026 11:54 24.04.2026 11:54 Marrëveshja për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes është futur në rendin e ditës së seancës sotme plenare. Projektligji për ratifikimin e kësaj ujdie është vendosur si pikë e gjashtë e rendit të ditës. “Bordi i Paqes” ishte paraparë të shqyrtohej nga ligjvënësit të hënën, më 27 prill, njofton Klankosova.tv. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu pas mbledhjes së djeshme të Kryesisë njoftoi se në seancën e së hënës do të diskutohet anëtarësimi i Kosovës në Bordin e Paqes. “Kryesia e Kuvendit vendosi që më 27 prill në orën 10:00 të mbajë një seancë të re, për t’i adresuar disa çështje shumë të rëndësishme, dhe në këtë drejtim është anëtarësimi i Kosovës në Bordin e Paqes”, u shpreh Haxhiu. Bordi i Paqes më 27 prill në Kuvend