Bordi i Paqes: A ndihmon organizata e re për njohje të Kosovës? (VIDEO) NULL NULL 08.02.2026 20:21 08.02.2026 20:21 Presidenti amerikan, Donald Trump si kryesues, e ajo kosovare Vjosa Osmani si anëtare e Kartës së Bordit të Paqes, do të mblidhen në Uashington më 19 shkurt ku do të flitet për rindërtimin e Gazës pas armëpushimit. Pjesëmarrja e Prishtinës zyrtare në këtë përbërje, po konsiderohet se mund të vë në lëvizje për pranimin e pavarësisë, 5 shtetet e Bashkimit Evropian që s’e kanë bërë këtë ende. Shteti më i ri në Evropë, ishte në mesin e 19 vendeve të cilat morën pjesë direkt në themelimin e këtij bordi i cili në fokus ka ndaljen e luftërave nëpër botë.