Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bora e lë Yllin të “ngrirë” në Suharekë

NULL NULL
02.03.2025 21:36

Bora mori sonte fitore të madhe ndaj Golden Eagle Yllit, në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, me rezultat 67-73.

Kjo përballje ishte e vlefshme për xhiron e 22-të në Procredit Superligën e Kosovës në basketboll.

18-17 u mbyllën dhjetë minutat e para, në të mirë të vendasëve, kurse mysafirët i rrëmbyen të dytat, 22-25, për të shkuar në pushim me dy pikë avantazh, 40-42, raporton Klankosova.tv

Çereku i tretë ishte i varfër sa i përket pikëve, por që sërish i takoi Borës (11-13).

Prishtinasit ditën ta menaxhojnë ndeshjen edhe në fraksionin e katërt, për ta lëshuar Suharekën me fitore, madje duke hyrë fuqishëm në garë për PlayOff.

Tani Bora ka 30 pikë, vetëm një më pak se kundërshtari i sotëm, që renditet i gjashti, pozitë kjo e cila dërgon në fazën finale.

lajme të ngjashme