Bora befason Bashkimin, fiton në “Sezair Surroi” NULL NULL 10.01.2026 21:37 10.01.2026 21:37 Bashkimi ka pësuar në shtëpi nga Bora me rezultat të ngushtë 83-85, në xhiron e 14-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Tyler Cheese pati më së shumti pikë për Borën, 24. Në anën tjetër, për vendësit Shannon Shorter realizoi më së shumti, 23 sosh. Pavarësisht humbjes, Arpaxhikët mbeten të dytën në renditjen tabelare, me 23 pikë sa lideri Trepça, por këta të fundit me një ndeshje më shumë në dispozicion.