Bombat e Zaevit destabilizuan regjimin e Gruevskit (VIDEO) NULL NULL 17.05.2015 20:22 17.05.2015 20:22 Situata në Maqedoni u tensionua kur Zoran Zaev filloi t’i publikojë disa audio-incizime, që njoftonin publikun për veprime të paligjshme të anëtarëve të kabinetit të Nikola Gruevskit. Zaev i shfaqi në Shkup përgjimet që u janë bërë atij dhe shumë personaliteteve të tjera në Maqedoni nga shërbimi informativ i këtij shteti. Jo vetëm kaq. Lideri i LSDM-së në këtë konferencë i shpalosi edhe bisedat e liderit të BDI-së Ali Ahmetit, njofton Klan Kosova. Tek “bombat” dëgjohet edhe Menduh Thaçi, duke iu betuar për besnikëri deri në vdekje Shefit të Shërbimit Sekret të Policisë së Maqedonisë, Sasho Mijalkov. Në 33 bombat e zbuluar deri më tani, e 22-ta shpalos një bisedë të Gordana Jankullovskës duke thënë se me shqiptarët nuk mund të ketë bashkëjetesë në Maqedoni dhe se ata duhet “të shfarosen njëherë e përgjithmonë”. Kronikë nga Florent Zeqaj. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 1 orë më parë