Bombarduesit amerikanë B-2 godasin Houthit e mbështetur nga Irani në Jemen NULL NULL 17.10.2024 08:53 17.10.2024 08:53 Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer një sërë sulmesh në Jemen kundër Houthi, të mbështetur nga Irani të mërkurën mbrëma. Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se synimi ishte tek pesë objekte nëntokësore të ruajtjes së armëve, duke përdorur bombarues “stealth B-2”. Sipas zyrtarëve amerikanë të mbrojtjes, në objektet që ishin cak i sulmit, kishte armë të avancuara të cilat do shënjestruar anijet ushtarake dhe civile në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit. Kjo shënoi herën e parë që SHBA përdor bombarduesin strategjik stealth për të sulmuar Houthit në Jemen, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. Austin tha se sulmi ishte autorizuar nga presidenti Joe Biden në mënyrë që sipas tij, të degradohej aftësia e Houthit pas më shumë se një viti sulmesh nga ta ndaj anijeve amerikane dhe ndërkombëtare në rajon. “Ne do të vazhdojmë t’u bëjmë të qartë Houthit se do të ketë pasoja për sulmet e tyre të paligjshme dhe të pamatur,” tha ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Avokati i qytetarit që u rrah nga polici: Gjendjen e ka të rëndë, ka pësuar fraktura 16/06/2025
Kosova “Edhe kuzhinierët na kanë rrahë”, si u torturuan shqiptarët në Masakrën e Dubravës? (VIDEO) 16/06/2025
Lajme Irani i drejtohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së: Izraeli po kërcënon sigurinë globale 16/06/2025