Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona NULL NULL 25.12.2024 13:47 25.12.2024 13:47 Bombardimet nga ushtria pakistaneze në provincën lindore Paktika të Afganistanit të martën vranë të paktën 46 njerëz, shumica e të cilëve ishin fëmijë dhe gra, thanë talibanët afganë, duke u zotuar të hakmerren kundër fqinjit të tyre. Bombardimi ndodhi në katër lokacione në Afganistan, tha të mërkurën zëvendës zëdhënësi Hamdullah Fitrat, duke shtuar se gjashtë persona u plagosën gjithashtu. Zyrtarët e qeverisë dhe ushtrisë pakistaneze nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tajani: Italia dëshiron ta përshpejtojë zgjerimin e BE-së me të gjitha shtetet e Ballkanit 6 minuta më parë