“Bomba” në parlament, Elezi: E nevojshme të ketë epilog ky rast NULL NULL 07.07.2025 09:45 07.07.2025 09:45 Bedri Elezi Të shtunën e 5 korrikut Kuvendi i Kosovës u njoftua për rrezikun e një bombe në objektin e tij. Pas disa orëve, ky kërcënim doli të jetë alarm i rrejshëm, sipas institucioneve të sigurisë, transmeton Klankosova.tv Lidhur me këtë zhvillim, në emisionin “Ora Shtatë”, eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha se është shumë e nevojshme që të ketë epilog ky rast dhe të kuptohet saktë se çfarë ndodhi. “Më lejoni të konstatoj se mbështetur në operacionin e Policisë së Kosovës e konsideroj një kanosje serioze të sigurisë kombëtare sepse flitej për një mjet shpërthyes, bombë, në organin më të lartë të Republikës së Kosovës. Me këtë rast, ky alarm i rrejshëm ka terrorizuar padyshim shumë familjarë të 120 deputetëve, pastaj të administratës, pjesëtarëve të sigurisë, sigurisht edhe medieve”, tha fillimisht Elezi. “Ajo që është shumë me rëndësi, është të kemi epilog të këtij rasti, për faktin se pyetja që sot parashtrohet është ‘pse pikërisht në këtë kohë kur kemi ngërç politik, fillimi i urave në veri dhe kemi një kërcënim?’”. “Është tejet e rëndësishme që ne të kemi performcanë, rezultat dhe të vendosemi para përgjegjësisë dhe të arrijmë eventualisht të kuptojmë çka realisht ka ndodhur”, tha ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rritje prej mbi 118%, Muharrremi tregon çka dhe sa u importua nga Serbia për gjashtë muaj 1 orë më parë
Kosova “Serbia po ndjek interesat e Putinit”, diskutohet kërcënimi i Kuvendit të Kosovës (VIDEO) 1 orë më parë
Kosova Deputetët e LDK-së, PDK-së e AAK-së qëndrojnë në sallë edhe pas dështimit të seancës 3 orë më parë