Bolt qesh pas fjalëve se Bellerin është më i shpejtë se ai NULL NULL 22.02.2016 20:54 22.02.2016 20:54 Kampioni i botës në 100 dhe 200 metra, i cili edhe mban rekord në këto dy disiplina, Usian Bolt ka folur rreth fjalëve se mbrojtësi i krahut të djathtë të Arsenalit, Hector Bellerin është më i shpejtë sesa ai. BBC vitin që shkoi kishte publikuar një raport, ku Bellerin është më i shpejtë në 40 se gjashtë herë kampioni i botës. Këto të dhëna janë bazuar në vrapimin e Bolt, ku është matur edhe shpejtësia e tij në 40 metrat e para të garës në 100 metra. E për këtë është deklaruar edhe vet Bellerin, ku ka thënë se nuk është e krahasueshme kjo situatë, pasi që xhamajkasi është sprinter, transmeton Klan Kosova.