Boksierja Donjeta Sadiku pritet nga ambasadori Kallaba NULL NULL 12.11.2015 11:13 12.11.2015 11:13 Fituesja e medaljes së artë në Turneun Ndërkombëtar “Ballkan”, Donjeta Sadiku është pritur nga ambasadori i Kosovës në Bullgari, Shpend Kallaba. Kallaba ka përgëzuar përfaqësimin e denjë që boksierja Sadiku i ka bërë Kosovës dhe ka bërë të mundur që të ngritet flamuri dhe të intonohet himni shtetëror në mesin e 21 shteteve pjesëmarrëse, shkruan në komunikatën e dërguar nga gjyqtari Latif Demolli. Ai ka përgëzuar stafin e ekipit të Kosovës për punën e bërë dhe arritjet në këtë garë dhe ka uruar që sukseset të arrihen edhe në garat e tjera evropiane dhe kampionatin botëror, transmeton Klan Kosova.