Boksierëve të Kosovës sërish iu mohohet pjesëmarrja në kampionatin botëror - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Boksierëve të Kosovës sërish iu mohohet pjesëmarrja në kampionatin botëror

NULL NULL
nga Jon Ajeti 29.04.2023 15:32

Kosova nuk do të marrë pjesë në kampionatin botëror të boksit, për shkak se nuk janë pajisur me viza nga shteti i Uzbekistanit që nuk e njeh pavarësinë e vendit tonë.

Përkundër përgatitjeve, paraqitjes me kohë të ekipit, procedurave me vizë të kryera në muajin mars, përgjigje nuk ka marrë nga shteti organizator teksa kampionati nis me datën 1 maj.

Të shtunën ka qenë dita e fundit për të udhëtuar drejt Uzbekistanit, ku ekipi kosovar përbëhej nga boksierët Bashkim Bajoku (-54 kg), Shpëtim Bajoku (-63.5 kg), Loris Idrisi (-67 kg), trajneri Besim Brahimi dhe gjyqtari ndërkombëtar, Latif Demolli.

Federata e boksit ka dërguar edhe ankesë në Federatën Botërore, por as ky institucion nuk është përgjigjur ende.

Deri më tash, shkaku i politikës, boksierët kosovarë nuk kanë garuar në kampionatin botëror për vajza në Indi, viti 2019, 2020, kampionatin botëror për djem në Serbi 2021, kampionatin botëror U18 në Spanjë dhe kampionati botëror në Indi 2023.