Bojaxhi: Ja si e kanë shkatërruar qytetin Rama dhe Basha NULL NULL 18.05.2015 14:03 18.05.2015 14:03 Gjergj Bojaxhi sot ka filluar me artilerinë e rëndë. I akuzuar shpesh për mefshtësi ai këtë herë e ka ngritur stekën. Ai ka shkuar në një nga pikat më të nxehta të kryeqytetit, tek parku i Tiranës për të denoncuar shkatërrimin e kryeqytetit. “Shkatërrimi i Tiranës ka qënë një proçes i qëllimshëm dhe sistematik i klasës politike që na ka qeverisur këtë çerek shekulli. Shkatërrimi i hapësirave publike ka ardhur për shkak të korrupsionit të kastës sonë politike, në bashkëpunim me klientët e tyre. Për çdo trotuar të zaptuar, për çdo lulishte të bërë pallat, për çdo terren sportiv të betonizuar një grusht politikanësh e një grusht biznesmenësh të tyre kanë futur miliarda në xhep. Kurse ne qytetarëve na kanë lënë një qytet gati të pabanueshëm”, ka thënë Bojaxhi. Gjergj Bojaxhi ka sulmuar sot Edi Ramën, Lulzim Basha, Fatos Nanon dhe Sali Berishën, pasi sipas tij me vendimet e tyre kanë betonizuar hapësirat e gjelbërta në të Parkut të Liqenit në Tiranë. Sipas Bojaxhiut kjo kastë politike ka shkatërruar qëllimisht me klientët e tyre Tiranën, duke futur milarda në xhep. Ai u shpreh më tej se parku i liqenit është një nga shembujt ‘’më të këqij të korrupsionit politik’’. “Pjesa e parkut mbas meje është një nga shembujt më domethënës dhe më të këqij të korrupsionit politik. Por mbi të gjitha është shembull i një fakti të dhimbshëm: ndërsa politikanët e të dy krahëve zihen e shahen gjoja për demokracinë, kur vjen puna për të grabitur vendin, për t’ju shërbyer klientëve të tyre ata janë gjithmonë bashkëpunëtorë të ngushtë. Tirana është sot një qytet i marrë peng dhe që shfrytëzohet nga një grusht njerëzish. Ne qytetarët e Tiranës duhet ta ndalojmë këtë pengmarrje të qytetit me votën tonë më 21 qershor”, përfundoi Bojaxhi,transmeton Lapsi.al. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Pamje të reja, momenti kur 27-vjeçari në Lipjan doli nga vetura me duar pas kokës (VIDEO) 09/07/2025
Kosova “Të gjuaj për dritare”, Zafir Berisha i revoltuar me policët, tregon një rast (VIDEO) 08/07/2025
Kosova Berisha: Në polici ka edhe rrugaçë e militantë primitivë të regjimit të Kurtit që i ka rekrutuar (VIDEO) 08/07/2025