Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bob Dylan – Nobelisti i poetikës muzikore (VIDEO)

NULL NULL
13.10.2016 21:57

I këndoi ndryshimit.

Edhe në lëvizjet e mëdha politike ishte i pranishëm me muzikë.

Por, sot ai vetë u bë mishërim i ndryshimit më të madh në historinë moderne të letërsisë botërore.

Për herë të parë në historinë një artisti i cili gjithë jetën e tij ia ka dedikuar muzikës u shpërblye për letërsi.

Ai u vlerësua për “krijimin e shprehjeve të reja poetike në traditën e madhe të këngës amerikane”.

Preokupimet e tij artistike janë universale, kurse shquhen për kritikë të madhe sociale, kulturore dhe politike.

Fakti që veprat e tij nuk përputhen me kanonet letrare të romaneve, poezive, dramave dhe tregimeve të shkurtra – zhanre që tradicionalisht vlerësohen nga Komiteti – ka bërë që ai të mos konsiderohej si pretendent kryesor.

Që nga vitet e gjashtëdhjeta, himnet kryengritëse e shndërruan atë në ikonë të artit të angazhuar, transmeton Klan Kosova.

Asnjë tekstshkrues modern nuk ka arritur që ashtu si Dylan të shkruajë dhe kompozojë shumë, por edhe të ketë ndikim të madh në sferën publike.

Ai u bë amerikani i parë që nga 1993, pas Toni Morrison, që fiton këtë Çmim.

E uroi edhe presidenti Barack Obama, i cili e quajti “njërin ndër poetët e tij më të dashur”.

Lirika e Bob Dylan është shndërruar në mit, kurse famën legjendare pop kulturore e ka arritur pa e cenuar fisnikërinë e poezisë.

Për këto merita ai sot u bë pjesë rëndësishme e historisë së shkruar të artit botëror.

 

Kronikë nga Klan Kosova.

lajme të ngjashme