Bob Dylan, këngëtari që fitoi Nobel në letërsi NULL NULL 13.10.2016 14:32 13.10.2016 14:32 Këngëtari dhe kantautori amerikan Bob Dylan, është shpërblyer me Çmimin Nobel në Letërsi të enjten, Ai ka marrë Nobel “për krijimin e shprehjeve të reja poetike në traditën e këngës amerikane”, thuhet në shpjegimin e Akademisë Suedeze. Ai është amerikani i parë që ka fituar këtë çmim qysh kur novelisti Toni Morrison e mori në vitin 1993. Njoftimi për Nobelin e Letërsisë që u dha në Stokholm, erdhi si surprizë. Edhe pse 75 vjeçari Dylan shpesh është përmendur se mund të jetë laureat i këtij çmimi, veprimtari e tij nuk përputhet me kanonet letrare të romaneve, poezive dhe tregimeve të shkurtra të cilat akademia i ka shpërblyer zakonisht. Gazeta Times, duke e komentuar fituesin Dylan, thotë se “tekstet e tija janë ekskuizite, shqetësimet dhe subjektet e teksteve të tij janë të përhershme; pak poetë të kohës kanë pasur po aq ndikim me punën e tyre”, transmeton Klan Kosova. Dylan është lindur me 24 maj të vitit 1941 në Duluth në Minn dhe është rritur bë Hibbing.