Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Blushi: Të refuzojmë ndihmat e Erdoganit, nuk jemi koloni turke

NULL NULL
14.05.2015 19:23
Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi në seancën e sotme parlamentare ka kritikuar deklaratat e presidentit turk në Tiranë një ditë më parë.

“Ne si popull duhet të kishim ngritur me paratë tona kisha dhe xhami, edhe duke kursyer. Ne se patëm këtë mundësi dhe duhet të falënderojmë popullin turk. Mu duk sikur në këmbim të kësaj dhurate Erdogan kërkoi një shkëmbim. Mbylljen e një organizate sipas tij terroriste që vepron në Turqi e Shqipëri. Unë nuk kam parë organizatë terroriste që nuk vret, dhe në Shqipëri nuk kemi parë vrasje nga ajo që ai e quan terroriste, dhe na kërkon ta zhdukim për arsyet e tij”, tha Blushi.

“Askush nuk mund të vijë këtu të na kërkojë atë që nuk bëjnë kundërshtarët e tij për arsye politike. Më intereson liria jonë për të vendosur. Si e tha, si një vëlla, si një mik? Keni parë vëlla mik që thonë mbyllni një shkollë? Unë nuk kam parë! Nëse ne si komb do kishim një baba nderi i parë do i takonte Skënderbeut dhe Ismail Qemalit. Ne nuk kemi baba jashtë Shqipërisë. E kuptoj pozitën ku është qeveria, Parlamenti shqiptar, por nuk mund ta pranoj. Ne nuk jemi koloni e askujt. Për të mos u bërë palë në një konflikt në Turqi besoj se është dita për ta refuzuar kolektivisht këtë kërkesë, siç do thoshte Erdogan: ‘Nuk do bëhemi pishman’, se mbrojmë lirinë dhe krenarinë tonë kombëtare”, u shpreh Blushi nga foltorja e Kuvendit./Shekulli.com.al

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.