Blunt dhe Real së shpejti me projekt të ri! NULL NULL 29.05.2016 19:00 29.05.2016 19:00 Blunt dhe Real janë artistët të cilët sollën së fundi projektin e tyre të quajtur ‘’Vera’’, këngë kjo me tinguj ritmik që i duhej publikut pikërisht në stinët me temperatura të larta. Megjithatë, këta të fundit kanë paralajmëruar poashtu se tashmë janë në përfundim e sipër të projektit të tyre të radhës i cili do të publikohet shumë shpejt, njofton Klan Kosova. Përmes rrjetit social Instagram, në llogarinë e tyre, Blunt dhe Real kanë njoftuar adhuruesit se këngae tyre e radhës e cila pritet të jetë me të vërtetë hit, do të quhet ‘’Rambo’’, njofton Klan Kosova. Por për këtë projekt i cili pothuajse është në fund të realizimit, nuk është njoftuar ndonjë datë kur do të publikohet, ndërsa arsyeja pse kanë zgjedhur që kënga e tyre të ketë një emër të tillë pritet të kuptohet në ditët në vazhdim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Prive Eni Koçi feston ditëlindjen: S’mund të isha më e përmbushur, rrethuar nga dashuria e qetësia 60 minuta më parë
Prive Krasniqi: Kam pasur shumë probleme me dashninë - kam mësuar se nuk duhet t’i frikësohesh 7 orë më parë