Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bllokojnë Simiqët, Basha thirret në aktgjykimin e Kushtetueses

NULL NULL
26.08.2025 15:12

Igor Simiq nga Lista Serbe ka thënë se me aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese është vendosur vetëm për rastin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, emër i njëjtë që është lejuar tri herë të propozohet.

Simiq kësisoj i është drejtuar kryetarit të zgjedhur të parlamentit të Kosovës, Dimal Basha i cili duke iu referuar aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese tha se ai vlen edhe për nënkryetarët.

“E keni shkelur aktgjykimin, ky aktgjykim është për rastin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe jo të nënkryetarëve”, tha Simiq.

Lista Serbe ka vazhduar me insistimin që për këtë post ta propozojë Slavko Simiqin, i cili dështoi tri herë për tu zgjedhur, njofton Klankosova.tv.

 

 

lajme të ngjashme