Bllokimi i buxhetit të Prishtinës, qytetarët mbesin pa transport publik NULL NULL 24.11.2025 07:29 24.11.2025 07:29 Foto arkiv: Trafiku Urban. Nga sot qytetarët e Prishtinës nuk do të kenë transport publik. Kjo ndalesë e “Trafikut Urban” vjen si pasojë e vështirëve financiare për shkak të bllokimit të buxhetit nga ana e komunës së Prishtinës. Por, ndërprerjen e operimit për këtë shkak e kanë njoftuar edhe disa nga linjat private. Lidhur me këtë dje, kryetari Përparim Rama, ka deklaruar se qytetarët po rrezikohen si asnjëherë më parë. “Në historinë e shtetit të Kosovës, rrallëherë kemi parë të rrezikohen qytetarët deri në këtë shkallë. Për më shumë se një vit, kanë alokuar buxhetin që i duhet kryeqytetit, por buxheti i Prishtinës është bllokuar për çështje politike. Ne kemi dorëzuar kallëzim penal ndaj ministrit Murati për shkelje të ligjit; jemi drejtuar te kryeministri, te presidentja dhe te Gjykata Kushtetuese. Qytetarët e Prishtinës kanë mbetur pa paga”, tha Rama gjatë konferencës për media njofton Klankosova.tv. Numri një i kryeqytetit, bëri të ditur se situata ka arritur në pikën kritike, duke konfirmuar ndërprerjen e transportit publik nga dita e nesërme. “Sapo e përfundova takimin me ndërmarrjen e transportit publik dhe, që nga nesër, transporti publik fatkeqësisht do të ndalet. Me keqardhje të thellë e them se nuk e kam besuar se qytetarët e këtij vendi do të viheshin në rrezik për shkak të çështjeve të biznesit”, u shpreh kryetari i Prishtinës. Situata e krijuar në kryeqytet ka ngjallur debat të madh në opinion mes liderit të LDK-së Lumir Abdixhiku, dhe ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Muratit. Sipas Abdixhikut, partia në pushtet e mori mesazhin në zgjedhjet lokale për bllokadën e krijuar. “Prishtinën e bllokuan. Dhe Prishtina foli e para, foli qartë. LDK-në e riktheu si parti të parë; bllokuesit i la larg”, tha ai. Ndërkaq sipas Muratit, fajtore për mosvotimin e buxhetit mbetet ish-opozita. “Por ju vendosët që betejën politike ta bëni në kurriz të qytetarëve duke mos e votuar buxhetin”, ka shkruar ai. Për këtë situatë kanë reaguar edhe akterë të tjerë. Qyteti mbetet në këmbë: Nesër Prishtina pa autobusë urbanë (VIDEO)