Bllokada në Kuvend pasojë e një vendimi të gabuar kushtetues, 500 milionë euro dëm edhe për komunat (VIDEO) NULL NULL 23.06.2025 21:41 23.06.2025 21:41 Mungesa e formimit të institucioneve të reja i ka kushtuar rreth 500 milionë euro dëme vetëm komunave. Ngërçi në Kuvendin e Kosovës, që nga 15 prilli, sipas Albert Krasniqit nga Demokracia Plus, është një abuzim me pushtetin për përfitim elektoral dhe po dëmton thellë funksionimin e shtetit. Sipas tij, arsyeja pse Kuvendi është në bllokadë është rezultati i një interpretime të diskutueshme të Gjykatës Kushtetuese që nga viti 2014, kur e drejta për të propozuar kryetarin e Kuvendit iu dha vetëm partisë së parë në zgjedhje. Krasniqi ngriti shqetësime lidhur me situatën aktuale në emisionin “Kiks Kosova” në Klan Kosova. Ai tha se dështimi për 36 herë, me vazhdimësi të emrit të njëjtë nga LVV-ja, është fatal. Përdorimi i “48 orëshit” për thirrje të seancës së konstituimit duhet të shërbejë për propozime të reja kandidatësh, jo si një gabim i qëllimshëm, siç e cilëson ai. Ndër tjera ai kritikoi edhe mënyrën e trajtimit të formimit të komisioneve parlamentare, duke e cilësuar abuzim procedural propozimin për komision të fshehtë pa konsultim me deputetët. Albert Krasniqi parashtronte masa konkrete që partitë duhet të ndërmarrin për ta nxjerrë Kuvendin nga ngërçi, “Dërgim i kërkesës në Gjykatën Kushtetuese, Votim kundër formimit të komisioneve të fshehta, Kontroll serioz i procedurave dhe ndëshkim i abuzimeve procedural” vlerësoi ai. Sipas tij, situata do të vazhdojë derisa partitë të ndjejnë humbje reale vote. “AAK ka bërë hap pozitiv me propozim, ndërsa LDK është treguar bllokuese”, tha ai. Krasniqi paralajmëroi një “gabim fatal” nga KQZ-ja nëse mbahen dy palë zgjedhje në tetor, duke theksuar se LVV-ja mund të përpiqet të përdorë institucionet lokale si platformë ndërkohë që shteti ngec për shkak të bllokadës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kosova thyen rekord botëror, bëhet shteti i parë në botë me 36 seanca kuvendi të dështuara (VIDEO) 23/06/2025
Kosova Kuvendi ende pa Zot shtëpie, kush e ka fajin? – Mimoza Kusari-Lila sot në “DPT te Fidani” 23/06/2025