Bllokada në Kuvend, Kryeziu: Më 15-16 korrik krijohet ekipi amerikan i cili do trajtojë çështjen e Kosovës NULL NULL 04.07.2025 19:09 04.07.2025 19:09 Kadri Kryeziu Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu sot në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova tha se në mes të korrikut do të krijohet ekipi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të merret me çështjen e Kosovës. “Nëse shtirren mjetet e brendshme nacionale që i ka presidentja, takimet me grupet parlamentare, pra mjetet politike dhe kjo juridike, dhe nëse nuk ka sukses, jam i bindur që do të ndërhyjnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh Kryeziu. “S’jam shumë i sigurt, por në bazë të njohurive të mia, më 15 deri më 16 korrik krijohet ekipi i ShBA-sw i cili do të trajtojë çështjen e Kosovës”, tha tutje ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kundërshtimi i komisionit, LDK ankohet në Kushtetuese, proteston në foltore (VIDEO) 04/07/2025
Kosova Rritet numri i zjarreve – Kosova përballet me sfidën me vetëm 800 zjarrfikës! (VIDEO) 04/07/2025