Bllokada në Kuvend, Arifi: VV e ka keqpërdorur të drejtën për ta zgjedhur kryeparlamentarin (VIDEO) NULL NULL 26.06.2025 21:34 26.06.2025 21:34 Analisti Avni Arifi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me bllokadën në Kuvendin e Kosovës. Ai u shpreh se kjo është rezultat i asaj që Vetëvendosja e ka keqpërdorur të drejtën për ta zgjedhur kryeparlamentarin, përcjell Klankosova.tv. “Është jashtëzakonisht me rëndësi të dihet, bllokada që e kemi ka ardhur si rezultat i faktit që të drejtën që ia ka dhënë Gjykata Kushtetuese, partisë fituese për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit është keqpërdorur nga Lëvizja Vetëvendosje”. “Sepse ata kanë pritur se kjo nënkupton automatizëm, mënyrë autoritative të zgjedhjes së kujtdo që duan, duke anashkaluar tërësisht opozitën dhe se thua ti se opozita ua ka borxh dhe obligohet me ua votu këto që duan, ka qenë e ditur që nuk është ashtu”, u shpreh tutje ai./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.