Blinkeni do që Kurti të ndërgjegjësohet (VIDEO) NULL NULL nga Besnik Tahiri 01.06.2023 20:38 nga Besnik Tahiri 01.06.2023 20:38 Sekretari i Shtetit Amerikan, Antony Blinken, dërgoi porosi të qarta në adresë të Kosovës e Serbisë. Në një konferencë për media pas samitit të NATO-s i mbajtur në kryeqytetin e Norvegjisë, Oslo – Blinken këshillon që telashet në tri komunat veriore të Kosovës me shumicë serbe të zgjidhen në mënyrë paqësore, raporton Klan Kosova. “Ne thërrasim qeverinë e Kosovës dhe atë të Serbisë të marrin hapa të menjëhershëm për të shtensionuar situatën tensionet dhe të rinisin përpjekjet për të zbatuar marrëveshjet nga dialogu i udhëhequr nga BE-ja. Ne mbështesim procesin e integrimeve euro-atlantike për Kosovën dhe Serbinë, por eskalimi aktual shmang, e nuk i ndihmon përpjekjet për të ecur në këtë drejtim”, shtoi i pari i diplomacisë së SHBA-së. Kryediplomati amerikan thotë se presin që në ditët e javët në vijim të ketë veprime konkrete drejt qetësimit të situatës në veri të republikës së Kosovës. Ai thirri që të shmangen me patjetër ato që i quan “veprime të njëanshme”. “Ne kemi qenë shumë të qartë në shqetësimet tona për disa nga veprimet që u morën këtyre ditëve. Ne ju kemi thënë këtë direkt liderëve të involvuar, përfshirë kryeministrit Kurti, dhe ne po presim nga të dy të sillen në mënyrë të përgjegjshme”, përfundoi Blinken. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.