Blinken thotë se gazetari amerikan u arrestua gabimisht nga Rusia NULL NULL 11.04.2023 00:34 11.04.2023 00:34 Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të hënën se gazetari i Wall Street Journal, Evan Gershkovich është arrestuar gabimisht nga Rusia dhe bëri thirrje për lirimin e tij të menjëhershëm. Gazetari amerikan u arrestua nga Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) muajin e kaluar dhe akuzohet për spiunazh. Wall Street Journal mohoi akuzat për spiunazh kundër tij. “Sot, Sekretari Blinken vendosi se Evan Gershkovich është arrestuar gabimisht nga Rusia”, tha zëdhënësi kryesor i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel. Ai tha se gazetaria nuk është krim. “Ne dënojmë shtypjen e vazhdueshme të Kremlinit ndaj zërave të pavarur në Rusi dhe luftën e saj të vazhdueshme kundër së vërtetës. Qeveria amerikane do t’i japë të gjithë mbështetjen e duhur zotit Gershkovich dhe familjes së tij. Ne i bëjmë thirrje Federatës Ruse që të lirojë menjëherë zotin Gershkovich”, shtoi ai. Ish-marinsi amerikan Paul Whelan, i cili po vuan një dënim me 16 vjet burg në Rusi me akuza për spiunazh, pasi u arrestua në vitin 2018, u deklarua gjithashtu “i arrestuar gabimisht”. “Ne gjithashtu i bëjmë thirrje Rusisë që të lirojë shtetasin amerikan të arrestuar gabimisht Paul Whelan”, tha Patel. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sot mbahet vrapimi për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit, merr pjesë Përparim Rama me bashkëshorten 01/10/2023