Blinken për shpërthimin në spitalin në Gaza: I trishtuar, civilët duhet të mbrohen NULL NULL 18.10.2023 07:50 18.10.2023 07:50 Antony-Blinken Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se të gjithë civilët, izraelitë dhe palestinezë, duhet të mbrohen. Ky reagim i Blinkenit vjen pas shpërthimit në spitalin Al Ahli në Gaza, për të cilin tha se është “i trishtuar thellësisht”. “Siç tha presidenti Biden, ‘Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pa mëdyshje për mbrojtjen e jetës së civilëve”, tha ai, transmeton Klankosova.tv. Kujtojmë se në spitalin Al Ahli në Gaza, mbrëmë ndodhi një shëprthim i fuqishëm ku la të vdekur së paku 500 persona.