Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Blinken: Ka zero dëshmi se Putin është i gatshëm për paqe

NULL NULL
01.03.2023 16:41
Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë një vizite në Uzbeksitan tha se administrata e Biden ka “zero prova” se presidenti rus, Valdimir Putin, ishte i përgatitur të angazhohej në bisedime serioze paqeje.

“Përkundrazi, provat janë të gjitha në drejtim të kundërt. Pyetja e vërtetë është nëse Rusia do të arrijë në një pikë ku është vërtet e përgatitur për t’i dhënë fund agresionit të saj” tha Blinken, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Blinken, mes tjerash, tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre në Evropë këmbëngulin se qëllimi i tyre kryesor për momentin është rritja e ndihmës ushtarake për Ukrainën, në mënyrë që ajo të rimarrë territorin e saj dhe të jetë në një pozicion më të mirë nëse përfundimisht fillojnë bisedimet thelbësore.

“Vetëm atëherë do të kishte një shans për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha Blinken.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.