“Blick” publikon listën e futbollistëve më të mirë në histori të Zvicrës, ja ku renditën Xhaka e Shaqiri NULL NULL 16.04.2024 18:42 16.04.2024 18:42 Gazeta zvicerane “Blick” ka publikuar një listë me 15 futbollistët më të mirë në historinë e futbollit të Zvicrës Në këtë listë të publikuar nuk mungojnë as futbollistët shqiptarë, njofton klankosova.tv Vendin e parë si futbollisti më i mirë zviceran është legjenda Stephane Chapuisat. Derisa, futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, renditet si lojtari i dytë më i mirë zviceran në listën e “Blick”. Futbollisti tjetër me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka është pozicionuar në vendin e katërt. “Blick” përmblodhi arritjet e çdo lojtari dhe shtroi pyetjen nëse Xhaka e meriton të renditet më lart pas suksesit të tij të fundit në Bundesligë si kapiten që udhëhoqi klubin e tij, Bayer Leverkusenin, drejt titullit kampion. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.