Blick: I vrari në Klinë ishte biznesmen në Zvicër NULL NULL 08.08.2023 10:43 08.08.2023 10:43 Një vrasje ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Klinës. Raportohet se i dyshuari Tush Frroku, e vrau mikun e tij Anton Prelën (vëllain e gruas). Frroku, është në arrati dhe është shpallur në kërkim nga ana e policisë. Lidhur me rastin ka raportuar edhe gazeta e njohur zvicerane Blick.ch, përcjell Klankosova.tv Në artikull, shkruan se tashmë i ndjeri jetonte në Zvicër dhe kishte në pronësi të tij një garazhë të veturave. Viktima kishte ardhur për pushime në Kosovë, derisa nuk bëhet e ditur shkaku i kësaj ngjarje të rëndë. Blick thekson se i dyshuari, hyn në lokalin Coyote Lounge Bar, të hënën rreth orës 16:40 duke pasur vetëm një synim, vrasjen e 47-vjeçarit, i cili është edhe biznesmen në Zvicër. Në shkrim, përmendet se dorasi e qëlloi shtatë herë viktimën, dhe më pas gjakftohtë e me armë në dorë, u largua nga lokali. Klientët dhe stafi i lokalit, tmerrohen nga ngjarja. Gjatë ikjes, Tush Frroku, e ndalon një veturë duke e kërcënuar shoferin. Ai arrjnë t’ia merr veturën dhe ik nga vendi i ngjarjes.