Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Blerina Kllokoqi Rugova jep 30 fustane falas për semimaturantet dhe maturantet (VIDEO)

NULL NULL
12.03.2024 15:28
Blerina Kllokoqi
Blerina Kllokoqi

Dizajnerja e njohur, Blerina Kllokoqi Rugova, ka njoftuar se do t’I dhurojë 30 fustane për semimaturantet dhe maturantet e Republikës së Kosovës.

Përmes një videoje të postuar në Instagram, ajo ka bërë të ditur se fustanet do t’i dhurohen vajzave apo mbesave të policisë së Kosovës, Shërbimit Korrektues, FSK-së, Shërbimit Teknik, Infermierisë.

Ndërkohë, 20 të tjera, do të dhurohen për Asistenca Sociale, njofton Klankosova.tv.

Kllokoqi Rugova tutje bëri me dije se kjo ide ka ardhur pas dakordimit me stafin e saj.

Poashtu, Blerina, tha se nuk do të zbulojë asnjërin prej fustaneve që do të dhurohen, pasi siç tha ajo, do të ruhet identiteti i vajzave që do t’i marrin ato.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.