Bleona Qereti dhuron gjak për fëmijët (FOTO) NULL NULL 01.06.2016 17:42 01.06.2016 17:42 Bleona Qereti, këngëtarja e njohur shqiptare e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siç duket sot ka vendosur që të bëjë një punë pak më ndryshe se nga ditët e tjera. Këngëtarja vendosi që për 1 qershorin, dita e fëmijëve, të dhurojë gjak. Diçka të tillë bëri që të iu dal në ndihmë fëmijëve talasemikë, njofton Klan Kosova. Bleona, tregoi për këtë gjest human përmes rrjetit social Instagram, ku fotografinë e publikuar e shoqëroi edhe me disa fjalë duke iu referuar ditës së fëmijëe. ‘’Ky ishte #1Qershori im, në ndihmë të kauzës për fëmijët talasemikë. Nëse të gjithë fëmijët në botë kërkojnë në këtë ditë dhurata, fëmijët talasemikë e vetmja gjë që kërkojnë është gjaku… Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për ta, ndaj ndihmo edhe ti, dhuro gjak në dy ditët e ardhshme për fëmijët e sëmurë pranë Klinikës Keit ! Gezuar 1 qershorin #love #Bleona’’ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ndërkombëtar Dashuria që nuk shuhet, prindërit e Anton Yelchinit vizitojnë varrin e tij pothuajse çdo ditë 3 orë më parë