Blen 15 bileta lotarie, fiton 15 xhekpote NULL NULL 17.08.2023 13:48 17.08.2023 13:48 Një burrë nga Maryland i ShBA-së, i cili bleu 15 bileta identike për të njëjtin short për lotarinë, përfundoi duke fituar 15 çmime prej 50 mijë dollarësh – gjithsej 750 mijë dollarë. 65-vjeçari u tha zyrtarëve të Lotarisë se ka shënuar xhekpoti më të vogla dhe lojëra të tjera në të kaluarën, por xhekpoti i tanishëm është më i madhi deri tani. Fituesi, i cili ka qenë punonjës federal për 20 vjet, tha se çmimi prej 750 mijë dollarësh do t’i mundësojë atij dhe gruas së tij të dalin në pension të qetë.