Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Blanc: Mendoj që gjysma e stadiumit do të jetë e mbushur me tifozë të Kosovës (VIDEO)

NULL NULL
29.03.2022 17:04

Kryetari i Federatës së Futbollit të Zvicrës, Dominique Blanc, ka folur për ndeshjen miqësore Zvicër – Kosovë.

Ai, në një intervistë ekskluzive për Klan Kosovën, tha se beson që gjysma e stadiumit do të jetë e mbushur me tifozë kosovarë.

“Nuk e di saktë se sa do të jenë, por mendoj që së paku gjysma e stadiumit do të jetë e mbushur me tifozë të Kosovës, sepse në Zvicër janë më shumë se 350 mijë kosovarë që jetojnë dhe punojnë”.

Por, kush do të fitojë mes Kosovës dhe Zvicrës që në ekipin e saj ka shumë kosovarë?

“Kush do të fitojë? Më i miri. Sonte do të fitojë Fair Play. Por, nëse nuk do të thonte presidenti që do të fitojë ekipi i tij ai nuk do të mund të jetë president i asaj federate”.

Miqësorja Zvicër-Kosovë do të luhet me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Letzigrund” në Zurich i cili ka mbi 20 mijë ulëse.

lajme të ngjashme