Blake Lively e takon për herë të parë idollin e saj të fëmijërisë NULL NULL 12.08.2024 18:52 12.08.2024 18:52 Blake Lively e takon për herë të parë idollin e saj të fëmijërisë Derisa e promovonte filmin e saj të ri “It Ends ëith Us” në Heart Radio përpara premierës në Londër, aktorja 36-vjeçare u befasua nga këngëtarja e saj e preferuar, Emma Bunton, e njohur si Baby Spice. Kur ylli i Spice Girls hyri në dhomë, Lively u trondit duke i thënë këngëtares: “Kjo është kaq e çmendur, nuk e keni idenë”. Lively kishte veshur të njëjtin gjerdan që shkruante “Baby” që kishte që kur ishte një super fanse 10-vjeçare e Spice Girls. Ajo bëri me shenjë bizhuterisë rreth qafës duke thënë: “Kam veshur gjerdanin tim që e kam pasur që kur isha 10 vjeç. Është si unaza ime e martesës dhe kjo”, ka thënë Lively. /Klankosova.tv