“Black Friday” – Kosova para Amerikës (VIDEO) NULL NULL nga Haris Ademi 27.11.2020 20:45 nga Haris Ademi 27.11.2020 20:45 Qytetarët mbushën sot qendrat tregtare për t’i shfrytëzuar ofertat me zbritje për “Black Friday”. Disa nga ta blenë më shumë e disa më pak. Por, jo të gjithë dolën të kënaqur me zbritjet. Përkundër thirrjeve për mosgrumbullim, pati turma blerësish. Prandaj, diku rendin e mbajti edhe policia. Madje, në terren doli edhe vetë Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj. Dita e njohur si “E Premtja e Zezë” shënohet në shumicën e vendeve në botë përmes uljeve të çmimeve nga ana e shitësve, ngjarje që merr goxha jehonë. Por, ekziston një kundër-fushatë, megjithëse më pak e njohur, që thirret “Buy nothing day”. “Dita për të mos blerë asgjë” kundërshton konsumerizmin e tepërt që i nxit konsumatorët të blejnë gjëra të cilat nuk iu duhen. “Ekonomia e tregut ekziston për t’i përmbushur nevojat tona. Nuk guxon që ekonomia të funksionojë që ne t’i përmbushim nevojat e tyre”, shprehet Selatin Kaçaniku nga Organizata e Konsumatorëve. Për shkak të situatës pandemike, “Black Friday” nuk bëri fort bujë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sikur vitet e kaluara. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 30/06/2025
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 30/06/2025