“Bizneset e Vogla” të hënën protestojnë para Komunës së Prishtinës NULL NULL 20.06.2025 19:53 20.06.2025 19:53 Ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës Shoqata “Bizneset e Vogla” ka njoftuar se të hënën nga ora 10:00 do të organizojnë protestë përpara Komunës së Protestës. Sipas kësaj shoqate, ata do të protestojnë kundër diskriminimit në shfrytëzimin e hapësirave publike dhe veprimeve selektive e të padrejta nga Inspeksioni i Komunës së Prishtinës ndaj bizneseve të vogla. “Kërkojmë trajtim të barabartë për të gjithë dhe mbështetje për bizneset që mbajnë ekonominë lokale gjallë! Të bashkuar për drejtësi dhe dinjitet”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv. Tutje, “Bizneset e Vogla” i ftuan të gjithë anëtarët, qytetarët dhe përkrahësit që të marrin pjesë në protestën që do të organizohet të hënën. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Renovimi i Teatrit mund të shtyhet përtej shtatorit / Çka thonë nga kompania "Limit Project"? (VIDEO) 4 orë më parë